Liga Unike ka zhvilluar sot ndeshjet e rradhës. Kështu, në këtë ligë, që merr pjesë edhe ekipi i Vllaznisë në basketboll për meshkuj, janë luajtur ndeshjet e rradhës dhe në një nga këto ndeshja të zhvilluara sonte, Vllaznia ka luajtur në “Qazim Dervishi” ndaj Teutës dhe është mundur me rezultatin 69-78.

Duhet thënë se Teuta, në dy periodat e para, ishte ekipi më i mirë në fushën e lojës dhe jo më kot, i fitoi këto perioda, përkatësisht 6-26 dhe 18-25. Nga ana tjetër, ekipi shkodran në dy periodat e dyta pësoi ndryshime në paraqitjen në fushën e lojës.

Në fakt, në ndeshjen ndaj Teutës, sidomos në dy periodat e para, ekipi nuk arriti të ngjitej në lartësinë e duhur, duke mos dalë dot në lojën e tij. Dy periodat e fundit, Vllaznia i fitoi 25-11 dhe 20-16, por nuk mjaftuan për të fituar, teksa gjithë ndeshja u mbyll me rezultatin në favor të Teutës, 69-78.

Pas 14 ndeshjesh në Ligën Unike, Vllaznia ka arritur të fitojë vetëm tre ndeshje dhe ka humbur 11 të tjera, duke mbajtur aktualisht vendin e parafundit në renditje.

Ndërkohë, të dielën shkodranët do të luajnë ndeshjen e rradhës, teksa Vllaznia pret në shtëpi Partizanin, me të cilin do të kërkojë padyshim fitoren.
Maringlen ZHIVANI