Vllaznia e femrave tregohet “e pameshirshme” ndaj Lushnjes, ne ndeshjen e rradhes te kampionatit, ate te vlefshme per javen e 7-te te tij. Ne takimin e luajtur sot ne Lushnje, vajzat shkodrane kane fituar me rezultatin e thelle 14-0.

Kuptohet qe ne te tilla sfida nuk mund te mungojne golat e te mirenjohures Megi Doçi e cila ka shenuar plot 5 here ne kete takim, 4 prej te cileve ne pjesen e pare dhe 1 ne te dyten.

3 gola ka shenuar edhe sulmuesja e re Klaudia Borci, nderkohe qe ka shenuar 2 gola mesfushorja Vanesa Levenaj, e po aq edhe mesfushorja e re dhe e talentuar Arlind Kodra, nderkohe qe kane shenuar nga nje gol edhe Luçije Gjini dhe Arlinda Piranej.

Me fitoren e sotme, Vllaznia eshte ngjitur ne kuoten e 16 pikeve, po aq sa dhe Apolonia duke ndare kesisoj vendin e dyte dhe te trete me njera- tjetren, nderkohe qe kryeson renditjen Tirana me 18 pike./SHKODRA-SPORT.COM/