Java e 13-të e kampionatit kombëtar të futbollit të femrave ka dhuruar të 13-tën fitore për ekipin e Vllaznisë. Ajo ka fituar pasditen e sotme “derbin” me AAS me rezultatin e thellë 5-0.

Një fitore pa shumë djersë, por që ofron vajzat kuqeblu gjithnjë e më shumë me titullin e gjashtë kampion rradhazi.

Rezultati është zhbllokuar që në minutën e 5-të me anë të të zakonshmes Megi Doçi. Në pjesën e parë do të shënoheshin edhe tre gola të tjerë.

Fillimisht ka dyfishuar shifrat Marsela Djegsina në ’21 ndërkohë që Arlinda Gruda në minutën e 36-të ka shënuar golin e tretë. Megi Doçi një minutë para fundit të kësaj pjese do të shënonte golin e katërt dhe të dytin personal.

Kjo futbolliste do të shënonte në minutën e 68-të golin e pestë dhe të fundit të ndeshjes që ishte i treti i treti për të. Me këto gola Doçi është ngjitur në kuotën e 52 golave në kampionat duke udhëhequr edhe renditjen e golashënueseve më të mira të tij.

Vllaznia pas fitores së sotme ndodhet në kuotën e 39 pikëve dhe udhëheq me 6 pikë më shumë se Tirana AS dhe Kinostudio që ndajnë vendin e dytë dhe të tretë.
© shkodrasport.com