“Santiago Bernabeu” është një stadiumet më të njohur në botë, por impianti i madrilenëve pritet të pësojë disa ndryshime të rëndësishme pasi projekti me vlerë 575 milionë euro për rinovimin e tij është miratuar.

Sipas “AS”, punimet do të fillojnë në fundin e këtij sezoni dhe pritet të mbarojnë pas katër vitesh. Projekti përfshin një çati të lëvizshme metalike dhe një hotel brenda stadiumit.

Edhe rivalja e “Los Blancos”, Barcelona, ka vendosur të rinovojnë “Camp Nou”, me punimet që pritet të fillojnë këtë verë dhe të përfundojnë në 2023-shin./telesport/