Dy javë para fundit të kampionatit, Vllaznia e futbollit të femrave arrin një tjetër fitore në kampionat.

Ajo paraditen e sotme ka luajtur në Tiranë ndaj ekipit të Dajtit, ndaj të cilit ka fituar me rezultatin e thellë 11-0.

Protagonistja kryesore e kësaj fitoreje është sërish ajo: Megi Doçi. Sulmuesja kryesore e ekipit shkodran ka shënuar sot 7 nga 11
golat e ndeshjes.

Pesë prej tyre janë shënuar në pjesën e parë ndërsa dy të tjerë në të dytën. Sakaq, autore të golave të tjerë janë Franja, Gjini, Muja dhe Gjergji.

Në këtë mënyrë, Vllaznia ka arritur fitoren e 18-të në kampionat, në po kaq ndeshje të luajtura.

Golaverazhi i saj vazhdon të bëhet edhe më fantastik, me 119 gola të shënuar dhe vetëm 1 të pësuar.

Vajzat shkodrane kanë për të luajtur edhe dy ndeshje deri në fund dhe pas ndeshjes me Pogradecin do të festojnë titullin e pestë kampion rradhazi.
© shkodrasport.com