Vllaznia ne basketboll per meshkuj ka marre fitoren e dyte rradhazi ne Ligen Ballkanike dhe te katerten per kete sezon. Pasditen e sotme ajo ka fituar me rezultatin 82-66 ne Rozhaje te Malit te Zi ndaj skuadres vendase Ibar.

Ne fakt takimi nuk ka nisur mire dhe kane qene malazezet ata qe e kane filluar ne avantazh duke mbyllur perioden e pare me shifrat 19-12 ne favorin e tyre. Nje diference qe ka ardhur duke u ngushtuar ne te dyten nga shkodranet dhe per rrjedhoje ekipet shkojne ne pushim me shifrat 37-34 gjithnje ne favor te Ibar.

Por pjese e dyte do te ishte krejt ndryshe. Vllaznia reagon dhe dominon ne fushen e lojes duke arritur jo vetem te barazoje por edhe te kaloje ne avantazh. Ne sekonden e fundit te kesaj periode, rezultati ishte 54-50 ne favor te saj dhe ka qene kapiteni Shestani qe me nje gjuajtje nga nje distance e larget e ka thelluar edhe me shume ate duke bere qe kjo periode te mbyllej 57-50.

Nje epersi e tille por edhe loja gjithnje ne rritje e kuqebluve ka bere qe perioda e katert te flase vetem per ta dhe diferenca ka ardhur duke u rritur teksa i gjithe takimi eshte mbyllur me shifrat 82-66.

Me kete fitore, Vllaznia ka barazuar Ibarin ne renditje teksa te dy ekipet kane tashme nga 14 pike dhe shanset e Vllaznise per te qene ne play-off tashme jane maksimale. Ndeshjen e rradhes ajo do ta luaje ne Kosove me Rahovecin me 18 mars nderkohe qe takimi i fundit i fazes se trete do te jete ai qe do te luaje me bullgaret e Akademic ne Shkoder me 24 mars.
www.shkodrasport.com