Vllaznia nesër e pasnesër pritet të mbyllë tre kontrata. Ivan Jabllan, Sergi Moreno dhe Gordan Vuk kanë marrë miratimin e stafit drejtues të Vllaznisë dhe pritet vetëm hedhja e firmave në kontratë. Edhe sa I takon anës financiare, drejtuesit e klubit kanë gjetur thuajse gjuhën e përbashkët me menaxherët e lojtarëve. I pari që do firmosë, do jetë sulmuesi malazez Ivan Jabllan. Ashtu siç u bë e ditur dje, ai ka rënë dakord me drejtuesit kuqeblu sa I takon anës financiare madje pardje që ka qenë në Shkodër, ka marrë edhe një kopje të kontratës me vete në Cetinjë për t’I parë në detaje pikat e saj dhe nesër mendohet të vijë për të hedhur firmë.

Ai do përfitojë 15 mijë euro për këto 6 muaj ndërkohë që kontrata do ketë edhe një opsion për zgjatjene  saj nëse dy palët janë të kënaqura për bashkëpunimin gjatë kësaj periudhe. Jabllan është një sulmues-race, një nga më të mirët e kampionatit malazez prej vitesh dhe pritet t’I zgjidhë shumë punë Vllazninë në repartin ofensiv. Por ndërkohë klubi shkodran përmes zëdhënësit të tij, dje ka bërë të ditur se ka rënë parimisht dakord edhe me lojtarin e kombëtares së Andorës Sergi Moreno. Pritet vetëm ardhja e menaxherit të tij për të hedhur firmë në kontratë, gjë e cila do bëhet ditën e premte. Firma e tretë mund të jetë ajo e mbrojtësit kroat Gordan Vuk. Edhe me të, nga ana financiare po diskutohet dhe gati është arritur akordi ndërsa dje ka mbërritur në Shkodër menaxheri I tij që ka ardhur nga Anglia për ta mbyllur këtë marrëveshje. Problemi I vetëm për këtë lojtar është vetëm zgjidhja e problemeve që ka me klubin kroat të Karlovacit me të cilin ka qenë nën kontratë deri para pak kohësh.

www.shkodrasport.com