HomePA KATEGORIVllaznia humbet ndaj Tiranës, por në dy sete është dinjitoze në parket

Vllaznia humbet ndaj Tiranës, por në dy sete është dinjitoze në parket

Vllaznia ne volejboll per meshkuj nuk ia ka dale dot te fitoje ndaj Tiranes kampione ne fuqi, ne ndeshjen gjysmefinale te Kupes se Federates Shqiptare te Volejbollit. Pasditen e sotme ajo eshte mundur me rezultatin 3-0 nga bardheblute ne takimin e luajtur ne sallen sportive te Farkes ne kryeqytet.

Por pavaresisht humbjes duhet thene se ekipi shkodran ka bere nje paraqitje te mire, sidomos ne dy setet e para te cilat jane shoqeruar me shume rivalitet. Ne te parin eshte dashur shtesa per t’i dhene fitoren Tiranes ne shifrat 26-24.

Edhe ne te dytin, Vllaznia mundohet te beje me te miren dhe deri diku ia arrin, megjithate pa arritur dot te fitoje sepse jane serish bardheblute te cilet fitojne 25-22.

Kaq ka mjaftuar qe ekipi shkodran ta “dorezoje” setin e trete qe mbyllet ne shifrat 25-14 po per Tiranen qe ne kete menyre e fiton edhe kete set dhe krejt ndeshjen me rezultatin e paster 3-0 duke u kualifikuar per ne finalen e ketij kompeticioni.

Por pavaresisht humbjes, duhet thene se paraqitja e ekipit te Vllaznise ne kete ndeshje ka qene shume dinjitoze pavaresisht se ai ka patur te tjera largime edhe ne prag te ketij sezoni./SHKODRA-SPORT.COM/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments