Shkodranët i janë kthyer stërvitjes pas tri ditësh pushim. Ndërprerja e kampionatit për shkak të ndeshjeve të kombëtares ka bërë që stafi me në krye Qatip Osmanin t’ia mundësojnë ekipit të qetësohet.

Në këto kushte, lojtarët kanë shfrytëzuar mundësinë të shkojnë pranë familjeve të tyre, veçanërisht ata të huaj. Gjithsesi, sot kuqeblutë do të rikthehen në fushë për të rinisur përgatitjet për takimin e radhës. Ky pushim ka favorizuar futbollistët të cilët kanë probleme dëmtimesh dhe Osmani shpreson që rikuperimi i tyre të arrihet në kohë. Gjithashtu ka shërbyer për të ndihmuar Hakajn dhe Gomez të arrijnë formën e tyre optimale.

Ndërkohë në stërvitje është kthyer Smajli dhe pritet të startojë edhe Mala me pjesën tjetër të lojtarëve të dëmtuar. Ndërprerja, do të ndikojë për mirë te kuqeblutë pasi situata për teknikun Osmani nuk ka qenë dhe aq e lehtë para takimit me Laçin.

MIQËSORJA Drejtuesit e klubit nga ana tjetër po mendojnë mes të tjerave edhe për ruajtjen e formës në këtë periudhë të ndërprerjes së kampionatit. Mësohet, se ata po mendojnë zhvillimin e një ndeshje miqësore gjatë fundjavës. Mbetet për t’u parë se kush mund tëjetë kundërshtari me të cilin do tëluhet dhe ku, ndonëse dëshira është që takimi të zhvillohet në Shkodër.

Në ditët në vijim me siguri që gjithçka do të sqarohet në lidhjeme ndeshjen, ndërsa te Vllaznia janë në pritje edhe të vendimit të FSHF-së që do të bëjë të ditur datën se kur do të zhvillohen ndeshjet e javës se 13-të të kampionatit. Kujtojmë, se aktualisht Vllaznia mban vendin e 8-të në tabelën e klasifikimit me vetëm 13-të pikë pas 12 ndeshjes. Shkodranët kanë arritur të shënojnë 13 gola dhe kanë pësuar 15 të tillë.