Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREVllaznia "i mbylli derën" Partizanit për të. Çinari ia shpërblen me gol

Vllaznia “i mbylli derën” Partizanit për të. Çinari ia shpërblen me gol

Prej më tepër se tre javësh një nga temat e rëndësishme të merkatos së Superligës shqiptare ka qenë edhe interesimi i Partizanit për mesfushorin e Vllaznisë Erald Çinari. Drejtuesit e kuq kanë insistuar shumë por ata të klubit shkodran nuk kanë patur ndër mend që të heqin dorë nga shërbimet e 21 vjeçarit. Dhe në fakt, e gjithë kjo zhurmë nuk ka ndikuar fare tek lojtari i cili ka vijuar punën e tij duke u stërvitur fort.

Madje, në ndeshjen e djeshme miqësore ndaj Tërbunit ka arritur të shënojë edhe golin e vetëm të ndeshjes pasi mori një top të bukur nga Vucaj. E sigurtë duket që Çinari nuk do të largohet nga kuqeblutë me të cilët ka kontratë edhe për dy sezone të tjera. Më poshtë ndiqni golin e shënuar dje ndaj pukjanëve:

https://www.facebook.com/shkodrasport/videos/1614846521915660/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments