Vllaznia luan ndeshjen e javës së 15 ndaj Kamzës në Shkodër, në një duel kur vendasit janë në kërkim të tre pikëve, por vijnë në këtë ndeshje me mungesa të shumta. Trajneri Ernest Gjoka, pas eliminimit në Kupën e Shqipërisë vjen me 5 mungesa në këtë ndeshje teksa Marku, Pjeshka, Krymi, Atsina dhe Hasani nuk do të jenë të disponueshëm. Shkodranët do të luajnë nga minuta e parë me Ribajn në sulm, i mbështetur nga Çinari dhe Lika.

Në krahun tjetër Kamza në këtë ndeshje vjen pa një nga sulmuesit e saj kryesor, Raçiç, i cili është i pezulluar për shkak se ka plotësuar numrin e kartonëve. Trajneri Ndreu ka surprizuar me lënien në stol të portierit Halilaj, ndërkohë që në vendin e tij do të luajë Gjonikaj. Plaku luan i vetëm në sulm, i mbështetur nga Ymeraj dhe Rezi. Të dyja skuadrat vijnë nga humbje në javën e fundit.

VLLAZNIA-KAMZA 1-0

Ribaj 18′