...
HomeBASKETBOLLVllaznia- Klubi Tirana, të shtunën ora 17.00 në "Qazim Dervishi"

Vllaznia- Klubi Tirana, të shtunën ora 17.00 në “Qazim Dervishi”

Pasditen e së shtunës në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” do të luhet ndeshja më e rëndësishme e javës e kampionatit kombëtar të basketbollit për meshkuj. Përballë njëri- tjetrit do të jenë ekipet e Vllaznisë dhe të Klubit Tirana. Aktualisht këto ekipe ndajnë vendin e dytë dhe të tretë dhe ajo që do të fitojë këtë sfidë direkte do të zërë përfundimisht vendin e dytë para nisjes së ndeshjeve të play-off-it. Në rradhët e ekipit shkodran ka entuziasëm para kësaj ndeshje. Basketbollistët e Vllaznia janë të bindur se mund ta fitojnë këtë ndeshje. Duke folur për gazetën online www.shkodrasport.com, trajneri Bledar Gjeçaj do të shprehej kështu sot: “Kemi kohë që përgatitemi për këtë ndeshje. Deri më sot i kemi fituar të gjitha ballafaqimet e fazës së dytë megjithatë ndeshja me klubin Tirana do të jetë sfida e vërtetë. Kemi të bëjmë me një kundërshtar shumë të fortë që ashtu si ne kërkon të ruajë deri në fund vendin e dytë megjithatë Vllaznia ka objektivat e saj dhe jam i bindur se kemi për t’ia dalë mbanë. Po ashtu mendoj se do të kemi edhe mbështetjen e zjarrtë të tifozëve tanë në këtë takim dhe në këto kushte duhet të fitojmë ne patjetër për të siguruar përfundimisht vendin e dytë në renditje, që na jep avantazhin e zhvillimit të dy ndeshjeve në fushën tonë në play-off. Ky është objektivi i momentit dhe mendoj se të shtunën do t’ia arrijmë”. Takimi i pasdites së nesërme që do të nisë në orën 17.00 mendohet të sjellë në shkallët e pallatit të sportit “Qazim Dervishi” shumë tifozë shkodranë dhe mbi të gjitha pritet të jetë një sfidë shumë interesante të cilën ia vlen ta ndjekësh.
www.shkodrasport.com

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Seraphinite AcceleratorOptimized by Seraphinite Accelerator
Turns on site high speed to be attractive for people and search engines.