Qe ne momentet e para kur ka ardhur tek Vllaznia, e ka shprehur se nje nga shtyllat kryesore te funksionimit te klubi do te ishte marketingu. Presidenti Alban Xhaferi ka filluar ta beje realitet kete gje.

Pak dite me pare ka sjelle ne Shkoder reklamat elektronike te cilat tashme jane vendosur ne stadiumin “Loro Boriçi” nderkohe nga sot vete klubi shkodran u ka bere ftese biznesve per te reklamuar produktet e tyre aty duke nisur nga ndeshja e rradhes me Tiranen.

Jo njoftimi i klubit Vllaznia ne lidhje me kete çeshtje:

FTESË PËR BASHKËPUNIM

KF Vllaznia fton të gjithë bizneset të cilët janë të interesuar për reklamimin e markës së tyre, shërbimeve apo produkteve specifike gjatë ndeshjes me Tiranën që do të luhet këtë javë, duke u vënë në dispozicion reklamat me teknologjinë më të fundit digjitale, tashmë të vendosura në ambjentet e stadiumit “Loro Boriçi”.

Të interesuarit të na kontaktojnë ne adresen tonë të emailit: info@vllaznia.al ose numer përmes numrit të telefonit: 0696065568