Ekipi shkodran i ka dhënë fund pasditen e sotme përgatitjeve për ndeshjen e rradhës ndaj Kukësit.

Kjo seancë është zhvilluar në stadiumin “Loro Boriçi” dhe tek të gjithë futbollistët vërehej qartë një gjendje jo e mirë psikologjike.

Megjithatë stafi teknik me në krye trajnerin Kraja është munduar që rikthejë entuziasmin tek futbollistët.

Nga ajo çfarë është vënë re, dy futbollistë duket se nuk ia kanë dalë të bëhen gati për sfidën ndaj kukësianëve.

Bëhet fjalë për mesfushorët Nurudeen Orelesi dhe Florind Bardulla.

Ky i fundit madje, sot nuk është stërvitur fare me grupin. Në stërvitje kanë qenë edhe disa lojtarë të cilët kanë luajtur me ekipin B ditën e djeshme dhe ata kanë zhvilluar stërvitje të diferencuar si Isufi, Pusi, Ruqi e Hajdari.

Ende nuk është e qartë si do të ndërtohet formacioni për sfidën ndaj Kukësit, por me siguri që do të ketë 2-3 lëvizje.
© shkodrasport.com