Gjykata Themelore e Prishtinë shpalli fajtor 9 të akuzuarit për përgatitje të sulmit ndaj kombëtares së Izraelit.

Policia Speciale e Kosovës, tregon se nëpërmjet një aplikacioni të quajtur “Telegram”, i cili supozohej se ishte i padëgjueshëm, kanë pranuar thirrjen e Lavdrim Muhaxherit, ish-udhëheqësit të shqiptarëve në ISIS, për të sulmuar lojtarët dhe tifozët e Izraelit.

Sulmi ishte përgatitur në Shkodër, teksa Izraeli do të ndeshjej më 12 nentor 2016 ndaj Shqipërisë në ndeshjen e vlefshme për kualifikimet e Botërorit Rusi 2018.

Ky sulm i përgatitur, u zbulua nga shërbimet sekete Izraelite, të cilat shmangën një tragjedi të mundshme.

Visar Ibishi është dënuar me 10 vjet burg dhe 1,800 euro gjobë, Burim Istrefi është dënuar me 3 vjet burg, Leutrim Vojvoda me 5 vjet,

Flamur Gashi me 5 vjet, Kenan Plakaj me 1 vjet e gjashtë muaj dhe 1,800 euro, Ahmet Ahmeti me 1 vjet e 6 muaj, Lulzim Gashi me 6 vjet burg, Leutrim Musliu me 3 vjet e 6 muaj, Besart Peçi me 2,500 euro gjobë.