Tek Vllaznia e kane marre shume seriozisht punen me Akademine. Drejtuesit e klubit po i kushtojne vemendjen e duhur asaj dhe jo vetem ne perzgjedhjen e trajnereve, seleksionimit te lojtareve, permiresimit te kushteve te stervitjes etj, por edhe ne bashkepunimin me Akademi te tjera ne Shkoder.

Pikerisht ne kete aspekt, mesohet se sot eshte firmosur nje marreveshje bashkepunimi me KF Shkodra, pikerisht ne nivel Akademish. Siç shikohet edhe nga fotoja, ajo eshte firmosur nga drejtori i Akademise Vllaznia Alban Neziri dhe perfaqesuesi i KF Shkodra Rudi Piraniqi.

Nje gje e tille eshte bere e ditur edhe ne faqen zyrtare te Akademise Vllaznia ku shkruhet:

“Klubi Futbollit Vllaznia ka nënshkruar me Klubin e Futbollit Shkodra një marrëveshje bashkëpunimi për zhvillimin e lojtarëve cilësore në nivel akademish. Duke patur parasysh kontributin e padiskutueshëm të partnerëve lokalë dhe me synimin për masivizimin e futbollit në Shkodër,

Klubi Futbollit Vllaznia mbetet gjithmonë i hapur për të krijuar sa më shumë hapësira për ushtrimin e sportit të futbollit për të gjithë”.