Ka mbërritur dje në Shkodër për llogari të Vllaznisë një tjetër sulmues I huaj. Bëhet fjalë për Giorgi Madsuradze. Ai është nga Gjeorgjia dhe nga të dhënat e para që mësohen për të, merret vesh se është 20 vjeç dhe përveçse në Gjeorgji, ka luajtur edhe në Itali. Ai luan si sulmues I dytë dhe do jetë për disa ditë në provë. Shkodranët në përpjekjet e tyre për të gjetur një sulmues cilësor, kanë shkuar deri në këtë vend të largët. Ende nuk mund të thuhet asgjë për nivelin e këtij lojtari pasi stërvitja e parë për të me kuqeblutë do jetë vetëm pasditen e sotme.Bashkë me gjeorgjianin, tek Vllaznia pritet të mbërrijë edhe një sulmues kroat për provë. Vruçina, një lojtar që është provuar tek Kastrioti ditët e fundit por nuk ka arritur
akordin financiar me krutanët, do të tentojë tashmë të bindë edhe drejtuesit shkodranë në mënyrë që të firmosë për ta.