Tradita e futbollit do të vendoset në skenë ditën e nesërme në orën 17:45 në Durrës, aty ku përballë në “Niko Dovana” do të jenë Teuta dhe Vllaznia, takim i vlefshëm për javën e gjashtë të Superiores.

Për shkodranët, kjo shikohet si një sfidë për të marrë një rezultat pozitiv. Për këtë takim, trajneri Mirel Josa pritet të ketë të gatshëm një futbollist kyç në mbrojtje si Darko Bulatoviç, që ngroh disi ambientin në Shkodër.

Pas dëmtimit, mbrojtësi është bashkuar me skuadrën prej disa ditësh dhe është i gatshëm ndaj Teutës.Ndërkohë, sërish gjatë javës së fundit, trajneri Mirel Josa ka pasur mungesa futbollistësh.

Liridon Latifi dhe Lorik Boshnjaku vijojnë terapinë intensive pas dëmtimeve që kanë pësuar në ndeshjet ndaj Kukësit dhe Egnatias, teksa nuk mund të jenë gati për ditën e nesërme.
Maringlen ZHIVANI