Vllaznia do te luaje pasditen e sotme ne oren 17.00 ne stadiumin “Selman Stermasi” ndaj Tiranes nje ndeshje shume te rendesishme por njekohesisht edhe te veshtire per kampionat.

Por kuqeblute vijne ne kete perballje me disa probleme mungesash teksa trajneri Dedja nuk do te kete ne dispozicion Ramadanin, Markun dhe Hygor.

Problemi kryesor per t’u zgjidhur ka qene ai i mbrojtjes teksa mungesa e mbrojtesit te majte Marku ka krijuar nje problem ngaqe nuk ka nje tjeter mbrojtes te majte ne dispozicion per stafin teknik.

Kjo ka bere qe ata te mendojne per disa levizje ne fushe duke kaluar Gligorov ne krahun e majte ndersa ne te djathtin do te kete nje surpize. Do te luaje nga minuta e pare 19 vjeçari Elmir Lekaj.

Trajneri Dedja duket shume i vendosur per kete zgjedhje dhe ka besim tek ajo çfare lojtari ka paraqitur gjate gjithe ketyre diteve ne stervitje, prandaj ka dhe besimin se ai do ta justifikoje te qenurit nga minuta e pare ne formacion.