Sulejman Starova ishte i pari që ngriti pikëpyetjet për stolin e Tiranës ndërsa e përsëriti me bindje se Egbo nuk do të vazhdonte më si trajneri i parë, por do të kthehej për të stërvitur portierët.

Aspak lidhje me llogjikën, por shumë me informacionet mbi ndryshimet, lindën njëkohësisht edhe disa hipoteza se kush mund të marrë drejtimin e bardhebluve. Për të hequr Egbon që ka 16 fitore, 1 barazim dhe vetëm 1 humbje, si alternativë është vetëm Ilir Daja.

I ftuar në emisionin “Pressing” në “ABC News”, Alban Neziri e ka bërë fakt të kryer se është arritur marrëveshja dhe se do të vazhdohet me trajnerin aktual të Skënderbeut në Europë dhe për sezonin e ardhshëm.

“Tirana është ekipi më i zhurmshëm. Ka lojtarë në stol si Osmani, Hasani, sikurse edhe Halili që e gjeti në formacion dhe tani nuk po luan.

Më vjen keq që po flisni kaq shumë me Tiranën, ku po përgojohet edhe trajneri dhe gjithçka flitet brenda kryeqytetit. Madje është gjetur edhe trajneri, mjaft i nderuari Ilir Daja”, tha Hasani. /Sport Ekspres/