Ka ardhur per te sjelle siguri ne mbrojtje dhe per momentin askush nuk mund te thote me siguri qe Vllaznia ka gjetur lojtarin e duhur per prapavijen. Kroati 27 vjeçar Marko Juriç deri tani ka luajtur vetem 60 minuta ne miqesoren ndaj Traiskirchen dhe kaq.

Ne ato minuta pershtypjet e para per te kane qene pergjithesisht te mira, por kuptohet qe nuk mund te nxirret nje konkluzion qe tani, per me teper pas nje ndeshje ndaj nje kundershtari relativisht te dobet qe luante ne kategorine e trete austriake.

Ne kete ndeshje, Juriç ka luajtur perkrah Bulatoviç dhe per momentin kjo mund te jete dyshja e qendres se mbrojtjes, por nuk perjashtohet mundesia qe te kete vend edher per Dajan Shehin, per ndonjerin mes tyre.

27 vjeçari nga Dubrovniku ka luajtur per disa skuadra ne vendin e tij ne mes te cilave edhe me Lokomotiven e Zagrebit, Shibenik etj, ne dy sezonet e fundit ka qene pjese e skuadres boshnjake Shiroki Brijeg, pikerisht te kundershtarit te Vllaznise sezonin e kaluar.

Por duhet thene se vlera e ketij lojtari sipas transfermarkt pikerisht veren e kaluar para ndeshjeve me Vllaznine, eshte llogaritur ne 350 mije euro, ndersa tashme vlera e tij llogaritet ne 200 mije euro! Gjithsesi do jene ndeshjet ne vazhdim ato qe do te percaktojne me shume gjera ne lidhje me Marko Juriç, nese kuqeblute kane bere zgjedhjen e duhur me kete lojtar per prapavijen e tyre apo jo./SHKODRA-SPORT.COM/