Vetëm 17 vjeç por Roko Vata po tregon pak nga pak se mund të bëhet shumë shpejt një emër i njohur në arenën ndërkombëtare. Djali i ish-kapitenit të përfaqësueses shqiptare, Rudi Vata, po ndjek gjurmët e babait të tij dhe duket se po fillon të lërë shenjë me skuadrën e Sëlltik.

Pasi ka shkëlqyer me ekipet e moshave dhe atë B, të Sëlltik, Vata është grumbulluar me skuadrën e parë në fazën përgatitore dhe djaloshi ka treguar se shumë mirë mund të jetë pjesë e këtij grupi si një alternativë për mesfushën dhe sulmin.

Në miqësoren e djeshme që Sëlltik zhvilloi ndaj austriakëve të Viener Viktoria, ai arriti edhe të gjente rrugën e rrjetës.I aktivizuar në pjesën e dytë të sfidës, Vata shfrytëzoi në mënyrë perfekte një kundërsulm dhe mposhti me një goditje të pakapshme portierin kundërshtar, duke vulosur shifrat 7-0 kur regjistrohej minuta e 78 e duelit.

Një moment i rëndësishëm për karrierën e djaloshit 17-vjeçar i cili aktualisht përfaqëson Irlandën në arenën ndërkombëtare. E ardhmja e ketij lojtari duket e sigurte dhe me shume siguri, ate do ta shohim ne nivele te larta shume shpejt.