Tek Vllaznia e sivjetme e basketbollit ka patur shume ndryshime. Jane larguar amerikanet qe luajten nje sezon me pare dhe shpetuan skuadren nga renia prej Kategorise Superiore dhe ne vend te tyre kane ardhur lojtare te tjere, te cilet pretendojne te jene me cilesore.

Te dhenat ne fakt te tilla jane dhe pergjithesisht kane treguar forme te mire. Ne fillim erdhen pese amerikane por me pas, njeri prej tyre Maurice Williams u largua sepse nuk bindi aq sa duhet.

Nder kater te tjeret, syte dhe vemendja mbi te gjitha u perqendruan tek njeri prej tyre: Nick Evans. 31 vjeçari qe eshte i gjate 2.11 m, krijoi idene e nje “bishe te vertete”. I palodhur ne fushe, triumfues ne luften ne tabele dhe po ashtu edhe nje shenues i mire.

Ne ndeshjet e para, ato miqesore por edhe dy ndeshjet e kampionatit, tregoi nje forme te shkelqyer, çka beri qe te gjithe te kenaqen dhe te shpresojne se ai do te ishte lideri i ketij ekipi.

Por ne fakt, Evans ne dy takimet e fundit, ate me Tiranen dhe se fundi me malazezet e Ibar (sidomos tek ky i fundit), nuk beri thuajse asgje te mire ne fushen e lojes.

Ne ndeshjen e Liges Ballkanike ka qendruar gati 16 minuta ne fushen e lojes, ka shenuar vetem 3 pike dhe ka bere 6 rebound. Padyshim shume pak per nje lojtar te tille. Mbase po kalon nje moment jo te mire megjithate, vemendja eshte tek ky lojtar sepse duhet te jete pika e referimit tek Vllaznia.

Kampionati i vertete fillon te shtunen dhe ndaj Teutes, Vllaznia duhet te tregoje vlerat e saj te verteta, ato per te cilat eshte krijuar sepse tifozet shkodrane duan titullin kampion sivjet dhe prandaj te gjithe presin shume nga amerikani Nick Evans.
www.shkodrasport.com