Opinion nga Anton ZALLI

 
Vllaznia ka luajtur në mënyrë të padrejtë me tre ndër lojtarët më kryesorë të saj, Arsen Sykajn, Amarildo Belishën dhe Olsi Gocajn. Deri dy ditë më parë emrat e të tre lojtarët kanë qenë në listën e “zezë” që trajneri Rudi Vat aka dërguar tek administratori i klubit të futbollit Vllaznia për t’u larguar.

Ndërkohë që vetëm pas ndshjes miqësore që kuqeblutë zhvilluan me Prishtinën emri i tyre u spostua në listën e lojatrëve që do të vijonin të ishin pjesë e Vllaznisë. Shkaku? Dështimi i blerjes së tre lojtarëve të Tiranës, Bekim Bala, Gilman Lika dhe Erion Dushku. Sapo kuqeblutë kanë mësuar se nuk do të kishin në gjirin e tyre tre lojtarët që lujanë me Tiranës e sidomos stafi teknik kanë reaguar menjëherë duke riparë listën e përcaktuar me emrat e lojtarëve për t’u larguar. Sigurisht që tekniku Vata pasi ka përpiluar listën ku kanë figuruar emrat e Belishës, Sykajt e Gocajt kanë reaguar dhe nuk kanë qenë dakort me largimin e tyre.
Trajneri i Vllaznisë Rudi Vata ka patur një takim kokë me kokë me katër futbollistë të Vllaznisë që për momentin janë shtylla kryesore e skuadrës. Pas ndeshjes miqësore Vllaznia-Prishtina, Vata ka biseduar me Sykajn, Gocajn, Belishën e Smajlin. Ai ka biseduar me lojtarët në një formë miqësore madje duke i pyetur në qoftëse ishin gati për të filluar fazën përgatitore si “luftëatrë” të vëretë për të synuar pjesmarrjen në Kupat e Europës. Lojtarët e sipërpërmendur natyrisht që e kanë pritur mirë një reagim të tillë të teknikut të tyre që pak ditë më parë kishte përgatitur listën për t’i larguar. Ato ndonse nuk prefrojnë të zbardhin gjithë bisedën që kanë zhvilluar me teknikun Vata thksojnë se kanë qenë gjithmonë gati për të dhënë më të mirën për Vllazninë pasi për këtë punë paguhen. Sa do të vlejë ky verpim i stafit teknik dhe i drejtuesve për të sjellë qetësinë tek lojtarët për të vijuar punën me një përqëndrim maksimal kjo mbetet për t’u parë në ditët në vazhdim. Por nuk përjashtohet mundësia që ndojë prej tyre të kërkojë të largohet tek ndonjë skuadër tjetër.