Vllaznia ne futboll per femra ka arritur nje tjeter sukses dhe pasditen e sotme ka marre fitoren e rradhes duke fituar me rezultatin e thelle 5-0 ndaj Teutes ne ndeshjen e luajtur ne fushen sportive “Reshit Rusi”.

Ne pjesen e pare jane shenuar tre gola, dy prej te cileve mbajne firmen e te zakonshmes Megi Doçi ndersa nje tjeter eshte shenuar nga futbollistja Luçije Gjini.

Ne te dyten nderkohe jane shenuar edhe dy gola te tjere dhe serish nga Megi Doçi e cila ploteson ne kete menyre “pokerin” e saj edhe ne kete ndeshje. Ne kete menyre perfundimisht 5-0 per Vllaznine.

Me kete fitore, ajo eshte ngjitur ne kuoten e 46 pikeve dhe vazhdon te mbaje vendin e pare ne renditje dhe eshte e shkeputur 5 pike larg Apolonise se vendit te dyte.

Deri ne mbyllje te kampionatit, kane mbetur per t’u luajtur edhe tre jave dhe Vllaznia eshte shume prane zyrtarizimit drejt titullit te 9-te kampion rradhazi./SHKODRA-SPORT.COM/