Tuesday, February 10, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREVllaznia në bisedime me sulmuesin e Milsamit?!

Vllaznia në bisedime me sulmuesin e Milsamit?!

Përveç përforcimeve në mesfushë të dy shkodranëve Gilman Lika dhe Edon Hasani, drejtuesit e Vllaznisë janë hedhur në sulm për të gjetur edhe një lojtar për repartin ofensiv. Krerët shkodranë i kanë hedhur sytë drejt Moldavisë, për gjetjen e ndonjë elementi cilësor.

 

Siç raporton www.minuta90.com, krerët e klubit janë në bisedime me sulmuesin e Milsami Orhei, Yero Bello. Përveç anës financiare të pretendimeve të këtij  lojtari, Vllaznia është fokusuar edhe te niveli i tij i lojës, apo aftësitë personale, që duhet të konkurrojë me futbollistët e tjerë shqiptarë.

Gjithsesi, drejtuesit e Vllaznisë së bashku me trajnerin Armando Cungu kërkojnë t’i mbyllin sa më shpejt që të jetë e mundur tratativat me nigerianin, në mënyrë që t’i lënë kohë atij për përgatitjet e sezonit të ri. Megjithatë, gjithçka mbetet për t’u parë në ditët në vijim, atëherë kur edhe gjërat të jenë më konkrete.

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments