...
HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREVllaznia në hall, reparti i mbrojtjes boshatiset para Teutës

Vllaznia në hall, reparti i mbrojtjes boshatiset para Teutës

Vllaznia do të presë Teutën në “Loro Borici” ditën e enjte në orën 15:45 për javën e 15-të të “Abissnet Superiore”. Shkodranët duan rikthimin te fitorja pas dy humbjeve radhazi. Krejt e kundërta për durrsakët që kanë fituar dy të fundit, madje me moral të lartë pas triumfit me kampionët e Tiranës.

Trajneri Mirel Josa duhet të “vuajë” kësaj radhe pasi dëmtimet në mbrojtje kanë zbrazur repartin defensiv. Dajan Shehi u dëmtua ndaj Kastriotit dhe do të mungojë të enjten ndërsa Arsid Kruja u ndëshkua me të kuq dhe rrjedhimisht i duhet të vuajë dënimin.

Dyshja tjetër, Juric e Bulatovic kanë mbyllur vitin dhe në këtë mënyrë, Vllaznisë i “shuhet” një katërshe që mjaft mirë mund të ishte titullare.

Tekniku tiranas është i detyruar t’i besojë akademisë me Smajlin që do të marrë vendin titullar në krahun e djathë ndërsa për herë të parë pritet të debutojë Flori Spahija. 19-vjeçari do të jetë partneri i kapitenin Gurishta në qendër ndërsa majtas do të jetë Hakaj.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

Seraphinite AcceleratorOptimized by Seraphinite Accelerator
Turns on site high speed to be attractive for people and search engines.