Te Vllaznia do të ketë sërish afrime të tjera gjatë ditëve në vazhdim. Kështu, nga burime të “Shkodra Sport” mësohet se, të paktën shtatë afrime do të bëhen gjatë kësaj merkatoje, ku tri janë zyrtarizuar tashmë: Lorik Boshnjaku, Dajan Shehi dhe Kristijan Vulaj, që pritet të zyrtarizohet ditën e sotme.

Të tjerët do të zyrtarizohen në ditët në vijim dhe siç deklaroi edhe vete presidenti Xhaferi, ato mund të realizohen deri në fund të kësaj jave.

Burimet pohojnë për “Shkodra Sport” se, trajneri Josa i ka piketuar futbollistët që dëshiron të ketë në skuadër dhe ka marrë nga klubi dritën jeshile për të bërë afrimet që i duhen për të realizuar në fund edhe synimet, ku të paktën Vllaznia synon rikthimin te titulli, aty ku mungon prej shumë sezonesh rradhazi.

Trajneri Josa pret se paku edhe 2-3 perforcime te tjera dhe sa me shpejt t’i kete ne dispozicion aq me mire do te ishte. Ditet kalojne dhe skuadra duhet te nise te mendoje per ballafaqimet europiane.
Maringlen ZHIVANI