Vllaznia do të qëndrojë pushim tre ditë dhe shumë shpejt do të jetë gati për kampionatin. Skuadra do të pushojë, pasi gati më pak se dy muajsh stërvitje dhe më pas do të nisë punën.

Tashmë, Vllaznia e ka mbyllur historinë me Europën dhe ka nisur punën për rikthimin te titulli kampion. Skuadra shkodrane ka vetëm një qëllim, të nisë sezonin dhe të fitojë ndeshjen e parë me Erzenin.

Me interes për të gjithë opinionin sportiv, pritet ky start kampionati për të parë Vllazninë në fushën e lojës për ndeshjet e Abissnet Superiore. Sfida e pare siç dihet eshte programuar sipas kalendarit qe te luhet me 20 gusht ne Durres ndaj shijakasve.

Kuptohet qe objektivi dhe synimi i vetem i kuqebluve eshte per ta startuar mbare kete kampionat duke shpresuar pastaj qe te vijoje i tille deri ne fund dhe ata te kurorezohen me titullin e shumepritur kampion.
Maringlen ZHIVANI