Vllaznia ka festuar në mënyrën më të mirë të mundshme 105-vjetorin e saj, duke mundur me shifrat 2-1 Egnatian në “Loro Boriçi” dhe të ngjitet përsëri në vendin e dytë në klasifikim.

Shkodranët kanë thyer tersin ndaj rrogozhinasve, të cilët nuk i mundnin që në majin e vitit 2022, duke u pozicionuar përsëri në vendin e dytë në klasifikim, 8 pikë pas tyre, me një lojë mjaft të mirë ofensive që i solli golin që në minutat e parë të sfidës kur Balaj tundi rrjetën.

Rrogozhinasit u munduan të reagonin dhe barazuan me një supergol të Ndrecës. Por një gjuajtje e fortë e Grudës, i ktheu përsëri shkodranët në avantazh dhe më pas ata u mbrojtën me rregull deri në fund të sfidës, për të marrë tre pikë shumë të rëndësishme për klasifikimin dhe moralin.

VLLAZNIA-EGNATIA 2-1
2′ Balaj, 52′ Gruda / 27′ Ndreca