Ekipi i volejbollit të meshkujve të Vllaznisë ka fituar pasditen e sotme ndeshjen e rradhës, atë që ka luajtur në Elbasan me skuadrën vendase me rezultatin 3-1.Loja ka dhuruar emocione teksa seti i parë ka patru shumë rivalitet dhe në fund është fituar nga Vllaznia 24-26, në të dytin epërsia ka qenë më e madhe dhe fitorja më e thellë 13-25. Në të tretin janë vendasit ata që luajnë më mirë dhe fitojnë 25-15, ndërsa në të katërtin Vllaznia fiton shpejt 12-25 dhe krejt ndeshjen 3-1. Ndërkohë  ekipi i femrave ka luajtur në Rrëshen ndaj Minatorit vendas dhe ka humbur 0-3 me setet 25-14, 25-9, 25-11 në favor të vendaseve. Në këtë mënyrë, kjo javë mbyllet me një fitore të djemve dhe një humbje të vajzave për ekipet e volejbollit të klubit Vllaznia.