Transfermarkt ka publikuar ditën e sotme përditësimi ne ri të vlerave të klubeve që nga qershori i këtij viti.

Klubet e Superiores kanë mësuar vlerat e reja në treg dhe Partizani ruan ende kreun me 6.23 milionë euro. Forma negative e Tiranës është reflektuar edhe këtu teksa bardheblutë bien në 5.03 milionë euro ndërsa humbet vendin e dytë ndaj Egnatias që vlen 5.20 milionë euro.

Vllaznia eshte e katerta ne kete renditje teksa vlera e saj per momentin eshte 3.68 milionë euro. Nje vleresim i tille sigurisht qe eshte nje “detyrim” per kuqeblute per te qene ne “Final Four” ne fund te sezonit. Rregulli eshte i thjeshte: Ai qe ka investuar me shume, duhet te marre edhe frutet dhe si rrjedhoje, shkodranet duhet te jene ne mes kater skuadrave me te mira qe do luftojne per titullin kampion.

Nderkohe Dinamo City e Laçi ndjekin Vllaznise me 3.40 dhe 3.33 milionë ndërsa Skënderbeu, Kukësi e Erzeni mbyllin renditjen me 2.80, 22.65 dhe 2.51 milionë euro. Gjithsesi, të 10 klubet sëbashku kanë një grup prej 253 lojtarësh që kushtojnë 33.89 milionë euro./newsport/