NePas nje jave stervitje intensive, ekipi i Vllaznise nga e hena do te nise te mendoje dhe t’i jape doren e fundit pergatitjeve per ndeshjen e mesjaves ndaj Flamurtarit. Siç eshte bere tashme e ditur, Ministria e Shendetesise ka dhene aprovimin e saj per zhvillimin e ndeshjeve por pa tifoze dhe dike zbatuar protokollin shendetesor.

Duke qene keshtu, Federata Shqiptare e Futbollit, sipas parashikimeve te bera, do t’i nise ndeshjet e Kategorise Superiore me date 3 qershor, pra te merkuren. Kete dite, krahas kater ndeshjeve te tjera te javes se fundit te fazes se trete te kampionatit, ne Vlore ne oren 17.00 do te luhet edhe ajo ne mes ekipeve te Flamurtarit dhe Vllaznise.

Duhet thene se gjendja e ekipit shkodran ne kete pragndeshje nuk eshte ajo me e mira pasi futbollistet nuk kane patur kohen e duhur ne dispozicion, megjithate tashme nuk ka me kohe per te humbur dhe duhet te behen gati per ndeshje.

Nderkohe tek Vllaznia skuadra nuk ka qene e plote ne stervitje ngaqe tre futbollistet maqedonas, Adili, Efremov dhe Hristov nuk kane mundur dot te hyjne ne Shqiperi per mungese dokumentacioni.

Por te tre keta lojtare te henen, pas hapjes se kufirit, do te mund te bashkohen me ekipin ne stervitje, megjithate problem per ta eshte forma fizike.

Trajneri Jonuz nuk do ta kete te lehte te ndertoje formacionin me te cilin do te kerkoje te fitoje ndaj Flamurtarit, por e rendesishme eshte qe kjo ndeshje te kalohet me sukses, per te menduar pastaj per sfidat e tjera te kampionatit dhe Kupes.