Vllaznia eshte gati per startin e sezonit 2021-2022. Nje sezon qe do te nise me finalen e Superkupes e cila do te luhet te shtunen e ardhshme ne “Elbasan Arena” ndaj Teutes.

Por nderkohe para startit te sezonit, klubit shkodran permes nje videoje te shkurter ka bere publike edhe tre uniformat zyrtare me te cilat do te paraqitet ne fushe ne ndeshjet e ardhshme.

Edhe ne kete sezon, skuadra e Vllaznise do te perdore tre uniforma. E para, do te jete ajo tradicionalja me ngjyrat kuqeblu me te cilen ekipi do t’i luaje ndeshjet e tij ne “Loro Boriçi”.

E dyta, ajo me te cilen do te luaje ne ndeshjet ne transferte, eshte me ngjyre te bardhe, ndersa e treta, ajo me te cilen do t’i luaje ndeshjet e Kupes do te jete me ngjyre te kaltert.

Per t’i zbuluar ato, klikoni ne videon e publikuar nga klubi Vllaznia: