Te Vllaznia pritet që të rikthejnë në skuadër edhe ndonjë futbollist, që ka qenë pjesë e tyre në të kaluarën dhe ka shkëlqyer me këtë fanellë.

Megjithatë, fillimisht preferohet që emrat të mos publikohen, pasi drejtuesit po negociojnë me disa ish-ë. Ndërkohë, një tjetër skuadër që shkodranët pritet që të bëjnë merkato, ka gjasë të jetë Skënderbeu.

Kështu, janë disa futbollistë që preferohen nga stafi teknik me në krye Josën, i cili këto ditë pritet të nisë punën për ndeshjet e Conference League dhe sezonin e ardhshëm, së bashku edhe me presidentin Alban Xhaferi.

Klubi synon të ruajnë grupin, edhe pse firot mund të jenë të pashmangshme. Disa futbollistë janë pa kontratë dhe kanë preferuar, që edhe pse jo zyrtarisht, të shfaqin sinjale largimi.

Megjithatë, ka të tjerë që janë në bisedime për të rinovuar. Mbrojtësit të majtë, Esin Hakaj, si edhe sulmuesit të krahut Victor Da Silva, janë dy ndër ata titullarë që u ka mbaruar kontrata, por klubi kërkon që t’i mbajë me çdo kusht.

Në ditët në vijim do të ketë diçka konkrete, jo vetëm për largimet, por edhe afrimet dhe rinovimet e mundshme të marrëveshjeve me grupin ekzistues.
Maringlen ZHIVANI