Diten e djeshme Vllaznia luajti miqesoren ndaj Teutes, nderkohe qe sot ka vijuar punen me procesin stervitor. Paradite stafi teknik e ka ndare skuadren ne dy grupe te cilet jane stervitur ne vende te ndryshme.

Grupi i lojtareve qe luajten si titullar dje, jane stervitur ne stadium nen drejtimin e zevendestrajnerit Osja dhe ka qene nje stervitje relaksuese, shoqeruar me disa xhiro vrap te lehte rreth fushes se stadiumit “Loro Boriçi”.

Pjesa tjeter e futbollisteve, ata qe kane luajtur pak minuta dje, ka zhvilluar seancen e rradhes ne fushen sportive te Golemit duke marre ngarkesa te plota dhe kjo seance eshte drejtuar nga trajneret e tjere Brdariç, Plori e Lekiqi.

Pasdite sakaq, i gjithe ekipi eshte bashkuar ne stervitje duke e zhvilluar seancen e rradhes i plote. Te Vllaznia eshte punuar shume ne aspektin fizik gjate periudhes se fundit dhe stafi po mundohet t’i jape ngarkesat e duhura lojtareve.

Ata jane ne pritje te vendimit se kur do te filloje kampionati dhe shtyrja duket se ka ndikuar per mire, megjithate nje shtyrje pa afat duket se do t’i çorientoje te gjithe ekipet sepse nuk dine si ta planifikojne stervitjen./SHKODRA-SPORT.COM/