Tek Vllaznia do ketë vend edhe për largime përveç afrimeve që po bëjnë drejtuesit e klubit. Këto të fundit, ndonëse ende nuk janë zyrtarizuar, pritet të ndodhin në ditët në vazhdim. Kështu, dy nga titullarët e sezonit të kaluar, pikërisht Amarildo Belisha dhe Olsi Gocaj, nuk konsiderohen të tillë nga ana e trajnerit aktual Duro. Për këtë arsye, kapitenit ende nuk I është ofruar rinovimi I kontratës. Kjo mund të duket e çuditshme. Të hënën nis stërvitja dhe askush nuk I ka thënë Belishës nëse do jetë pjesë e skuadrës apo jo.


Askush nuk I ka ofruar rinovimin e kontratës dhe në kushte të tilla, ende nuk dihet nëse ai do dalë në stërvitje të hënën. Në fakt, trajneri Duro nuk e mendon titullar këtë futbollist. Fakti që për qendrën e mesfushës, repart ku ai luan, janë marrë kosovari Nallbani dhe malazezi Deliç, tregon se në rast qëndrimi në skuadër, Belisha nuk e nis si titullar. Në kushte të tilla atij ndoshta nuk do t’I ofrohet një kontratë e madhe por ndoshta ekziston mundësia që të mos I ofrohet fare rinovim. Kjo ngaqë edhe për krahun e majtë të mbrojtjes ku ai luan sërish, është marrë Begaj. Ajo çfarë ndodh tek Vllaznia duket paksa e çuditshme. Edhe sezonin e kaluar, drejtuesit e klubit nuk deshën të rinovojnë me kapitenin Sinani. Mes shumë ndërhyrjesh, firmosja e kontratës së tij u bë me 30 gusht, një ditë para afatit të mbylljes së merkatos. Nuk dihet pse por Vllaznia duket se “I ka zët” kapitenët e saj. Vjet Sinani, sivjet Belisha. Kjo nuk është aspak e drejtë. Lojtarët që mbajnë shiritin e kapitenit për muaj e muaj me rradhë, “hidhen në rrugë” në mënyrën më të pakuptimtë pavarësisht kontributit të tyre të madh shumëvjeçar në këtë skuadër. Dhe këtu nuk bëhet fjalë për mosrënie dakord nga ana financiare sepse Belishën askush nuk e ka thirrur në tavolinë për t’I bërë ofertën. Para mbarimit të sezonit të kaluar, me të u pat biseduar dhe u pat lënë firmosja e kontratës në ditët në vazhdim. Megjithatë që nga ajo periudhë kanë kaluar gati dy muaj dhe askush nuk është kujtuar për të. Megjithatë 31 vjeçari ka vazhduar punën e tij, stërvitet çdo ditë në mënyrë individuale por pa e ditur se ku do ta vazhdojë karrierën, tek Vllaznia apo në ndonjë skuadër tjetër. Nga ana tjetër, edhe për Gocajn, gjërat nuk duken në rregull. Mesfushori 22 vjeçar nuk shihet titullar nga ana e trajnerit Duro që për këtë arsye, ka kërkuar të marrë për këtë post rumunin Dragoi. Me Gocajn megjithatë ka një problem sepse ai ka firmosur kontratë para 3 muajsh dhe në këto pozita, atij mund t’I ofrohet ndryshimi I kushteve të kontratës ose mund të lihet I lirë për t’u larguar. Të paktën kjo duket situata aktuale tek Vllaznia. Përveç afrimeve, edhe largimet e disa lojtarëve duket se do jenë prezente ditët e ardhshme. Belisha dhe Gocaj nuk janë dy lojtarët e vetëm që nuk shihen si titular në skuadër. Të njëjtën gjë mund të themi edhe për mbrojtësit Sykaj dhe Kraja dhe në këtë logjikë,problemet duket se shtohen megjithatë nisja e stërvitjes dhe ardhja e lojtarëve, do të tregojë më së miri cili do jetë kontigjenti I lojtarëve, sa rivalitet do ketë mes lojtarëve dhe shumë gjëra të tjera. Megjithatë për momentin nuk është mirë që lojtarë të tillë si Belisha, Gocaj e ndonjë tjetër të mos jenë në preferencat e trajnerit kur po shohim se po vijnë lojtarë që nuk kanë ndonjë ndryshim të madh me to. Kjo është situata aktuale megjithatë gjërat në ditët në vijim mund të ndryshojnë.

 

Gjergj KOLA