Ndeshjet zyrtare të këtij viti tashmë janë mbyllur dhe në fakt, shumëkush mund të mendojë se ka ardhur koha që edhe futbollistët të pushojnë pak, pas një periudhe gati gjashtëmujore të mbushur me stërvitje dhe ndeshje. Por në fakt tek Vllaznia puna do të vazhdojë. Ekipi të martën do t’i rikthehet stërvitjes. Trajneri Gjoka e ka lënë atë pushim ditën e sotme por edhe nesër si e dielë që është.

Po ashtu, futbollistët do jenë pushim edhe të hënën meqë është festa e Krishtlindjes. Vetëm kaq. Më pas, nga dita e dytë e javës që vjen, ekipi do të jetë në fushë sërish dhe kjo mund të vazhdojë deri rreth datës 30 dhjetor. Vetëm 3-4 ditë pushim sërish dhe kuqeblutë do të jenë në stërvitje më 4 janar. Pritet të përcaktohet nëse do të ketë fazë përgatitore jashtë vendit apo jo. Me siguri që po, por gjithsesi duhet pritur derisa kjo gjë të zyrtarizohet.
© shkodrasport.com