Tek Vllaznia e basketbollit nuk do te kete me vend per prova te basketbollisteve. Ata qe kane pranuar te jene ne stervitje deri me tash, do te marrin edhe oferten zyrtare nga ana e drejtuesve te shoqates.

Nje vendim qe ne fakt nuk duket shume i drejte sepse ka lojtare cilesore qe nuk duan t’i nenshtrohen vleresimit teknik sepse kane dhene prova per aftesite e tyre, megjithate kjo eshte gjetja qe kane bere drejtuesit e Vllaznise dhe ajo eshte bere publike permes faqes zyrtare te kesaj shoqate ku thuhet:

NJOFTIM I SHOQATES SE BASKETBOLLIT VLLAZNIA

“Klubi i Basketbollit Vllaznia ne lidhje me merkaton deshiron te njoftoj ne menyre publike se ne vazhden e strategjise se klubit, te gjithe lojtareve shkodrane te cilet deshirojne te luajne per Vllaznine i kemi bere oferten qe te marrin pjese ne zborin stervitore te zhvilluar ne muajin Maj 2019 dhe te marrin kontakt me stafin teknik te Vllaznise si i vetmi autoritet qe percakton nese lojtaret kane kualitetet e kerkuara per ti dhene oferten perkatese nga ana e Klubit.

Te gjithe ato lojtare lokal apo te huaj qe nuk i nenshtrohen vleresimit teknik, Klubi sqaron se nuk do te zhvilloje asnje negociate te metejshme si dhe nuk do te kene asnje oferte financiare.”