Finalja e humbur ndaj Bylisit pak kohë më parë ka rregjistruar ndeshjen numër 200 në kampionate të Olsi Gocajt me fanellën e Vllaznisë.

Një shifër e kënaqshme çka tregon më së miri për kontributin e dhënë prej vitesh për këtë skuadër me të cilën ka luajtur shumicën e kohës, me përjashtim të tre sezoneve kur ka qenë pjesë e Kastriotit dhe Laçit.

Gocajt ndërkohë i ka mbaruar kontrata me Vllazninë dhe ende nuk ka asnjë firmë të hedhur për rinovim ndonëse ky bëhet fakt i kryer.

Vetë lojtari ka edhe një dilemë në fakt: Për të qëndruar në Shkodër sërish apo për të udhëtuar drejt Amerikës ku ka familjen e tij.

Gocaj në shtator mbush 30 vjeç dhe ndoshta dalëngadalë po mendon për të shkuar drejt fundit të karrierës, megjithëse ka ende shumë për të dhënë. Me shumë të ngjarë edhe sezonin e ardhshëm ai do të jetë pjesë e Vllaznisë por gjithsesi pritet firma në kontratë për ta zyrtarizuar këtë gjë.

Olsi Gocaj
2007- 2008 KF VLLAZNIA 1 ndeshje- 0 gola

2008- 2010 KF KASTRIOTI

2010- 2011 KF VLLAZNIA 27 ndeshje- 2 gola

2011- 2012 KF VLLAZNIA 24 ndeshje- 2 gola

2012- 2013 KF KASTRIOTI

2013- 2014 KF VLLAZNIA 22 ndeshje- 0 gola

2014- 2015 KF VLLAZNIA 33 ndeshje- 2 gola

2015- 2016 KF LAÇI

2016- 2017 KF VLLAZNIA 34 ndeshje- 1 gol

2017- 2018 KF VLLAZNIA 33 ndeshje- 2 gola

2018- 2019 KF VLLAZNIA 26 ndeshje- 4 gola

Totali:                         200 ndeshje- 13 gola