Vllaznia U17 ka marre sot fitoren e dyte rradhazi ne kampionat, kete here ndaj Laçit me rezultatin e paster 3-0. Takimi eshte luajtur paraditen e sotme ne kompleksin sportiv te Laçit dhe eshte dominuar nga kuqeblute e drejtuar nga trajneri Ersi Çaku.
Ato kane shenuar golin e pare me ane te futbollistit Arber Bushati ne minuten e 35-te dhe pjesa e pare e ndeshjes do te mbyllej vetem me kete gol.
Ne te dyten epersia e ekipit shkodran do te shtohej dhe si rrjedhoje ai do te shenonte edhe dy gola te tjere. Fillimisht me ane te sulmuesit Xhesild Kapllanaj ne minuten e 61-te dhe me pas, 10 minuta me vone do te ishte sulmuesi tjeter Aldo Medha qe do te shenonte edhe golin e trete dhe te fundit te kesaj ndeshje.
Ne kete menyre, Vllaznia U17 fiton 3-0 dhe pas javes se trete te kampionatit ka arritur te grumbulloje 6 pike dhe sebashku me Partizanin dhe Skenderbeun ndajne vendin e dyte te renditjes, ndersa kryeson Teuta me 7 pike./SHKODRA-SPORT.COM/
LAÇI U17- VLLAZNIA U17 0-3
Golat: Bushati ’35, Kapllanaj ’61, Medha ’71
VLLAZNIA U17: Gerbeti, Lilo, Ymeraj, Ivziku, Bushaj, Spahija, Kraja, Bizi, Bushati, Medha, Kapllanaj. Trajner Ersi Çaku. U aktivizuan edhe Teli, Ethemi dhe Lleshi.