Vllaznia beri nje paraqitje zhgenjyese dje ndaj Partizanit duke humbur me shifrat 1-4. Nje rezultat ky qe i ka merzitur se tepermi drejtuesit, por ne veçanti tifozet e kesaj skuadre te cilet nuk e prisnin nje gje te tille.
Por ndeshja e djeshme ka patur edhe diçka pozitive per kuqeblute. Ne pjesen e dyte, pikerisht ne minuten e 56-te, atehere kur fati i ndeshjes ishte mbyllur, trajneri Osmani ka kryer tre zevendesime njeherazi dhe njeri prej tyre ishte largimi nga fusha i Ildi Grudes dhe zevendesimi i tij me Ersi Zaganjorin.
18 vjeçari per rreth 40 minuta qe eshte aktivizuar, ka treguar personalitet ne fushen e lojes duke treguar se fare mire mund te jete edhe ne vazhdim pjese e ekipit te pare. Shumekush ne fakt e ka konsideruar si moment te papershtatshem aktivizimin e tij ne nje ndeshje te tille, por gjithsesi Zaganjori tregoi vlerat e tij.
Vete klubi shkodran permes nje postimi ne faqen e tij i kushton vemendje debutimit te ketij lojtari teksa shkruan: “I datëlindjes 2005, Ersi Zaganjori ka debutuar ditën e djeshme me ekipin e parë të Vllaznisë në ndeshjen ndaj Partizanit. Suksese me fanellën kuqeblu Ersi!
Ky djalosh qe eshte edhe pjese e ekipeve kombetare te moshave po spikat prej vitesh te Akademia Vllaznia dhe mbase ka ardhur momenti qe t’i krijohet me shume hapesire tek ekipi i pare, nisur edhe nga kriza qe po kalojne shume lojtare te tij./SHKODRA-SPORT.COM/