Pas miqesores se mbremshme ndaj Prishtines, Vllaznia e basketbollit te meshkujve ka zhvilluar nje tjeter ndeshje miqesore sot ne dreke dhe serish ne Kosove. Kete here perballe saj ka qene ekipi Bashkimi i Prizrenit i cili ne fund te takimit ka arritur te fitoje me rezultatin e ngushte 75-73.

Ndeshja duhet thene se ka nisur me mire per vendasit qe e fitojne perioden e pare me rezultatin 21-18, por pas perfundimit te periodes se dyte eshte Vllaznia qe udheheq 42-33 duke shkuar kesisoj ne pushim me 9 pike epersi.

Ekipi shkodran ka arritur ta ruaje epersine edhe ne perioden e trete qe eshte mbyllur me shifrat 63-51. Kjo krijoi bindjen se kuqeblute do ta ruanin epersine deri ne fundin e takimit dhe do ta fitonin ndeshjen, por ne fakt nuk ka ndodhur keshtu.

Ne perioden e katert, Bashkimi e rriti lojen e saj dhe duke perfituar edhe nga lodhja e basketbollisteve shkodrane kane arritur te permbysin shifrat dhe te fitojne ne fund me shifrat 75-73.

Pavaresisht humbjes, ekipi i Vllaznise tregoi rritje dhe kuptohet qe nga dita ne dite do te permiresohet derisa te afrohet kampionati i ri.

Trajneri Gospodinov padyshim qe do te vazhdoje te punoje fort me ekipin ne ditet e ardhshme me lojtaret per te futur tek ato idete e tij dhe menyren e lojes qe do te aplikoje skuadra por edhe ne aspektin fizik gjendja do te vije duke u permiresuar sepse aktualisht ekipi ende nuk ka mbushur dy jave qe kur ka nisur stervitjen.
www.shkodrasport.com