Vllaznia U16 ne volejboll per femra nuk ia ka dale te shpallet kampione e Shqiperise per sezonin 2022-23, por eshte mjaftuar vetem me vendin e dyte, nderkohe qe kampion eshte shpallur ekipi i Korabit.

Ndeshjet u zhvilluan me sistem grumbullimi në Sallën e lojërave në Farkë dhe ekipi i Korabit arriti të grumbullonte pikët e nevojshme për t’u renditur në vendin e parë ndërsa rivali i tyre direkt, ekipi i Vllaznia U16 u rendit në vendin e dytë duke mos arritur dot objektivin e tij.

Drejtuesit e shoqates se volejbollit Vllaznia e kishin shprehur shpeshhere ne deklaratat e tyre se objektivi ishin titujt kampione me 16 dhe 18 vjeçaret, por kjo nuk ndodhi.

Megjithate paraqitjet e ketyre ekipeve mbeten per t’u vleresuar sepse mbi te gjitha vertetohet edhe njehere fakti se me moshat punohet shume mire ne Shkoder dhe e ardhmja eshte e sigurte./SHKODRA-SPORT.COM/