Fitorja kundër Teutës duket se ka kthyer qetësinë te ekipi i Vllaznisë, ndërsa Erjon Vucaj shprehet se kjo fitore duhet të jetë një motivim për ekipin e Vllaznisë pasi ende nuk ka përfunduar asgjë.

Mesfushori i Vllaznisë u shpreh për “Super Sport”, se kjo fitore ka kthyer besimin te ekipi, por duhet parë nga ndeshjet e tjera sepse nuk ka vend për të festuar.

“Që kur kam ikur nga Laçi nuk kam gëzuar një formë të mirë as me Vlorën e as me Tiranën por shpresoj të bëj më të mirën me Shkodrën.

Duhet të bëjmë disa fitore rradhazi, që të kemi të drejtë të festojmë sepse ende jemi në zonën e rrezikut.

Ne kemi patur një ngërç psikologjik prandaj loja nuk del siç duam. Duke parë ndeshjen me Lushnjen dhe fitoren sot, ne kemi një farë qetësie por jo aq sa për tu qetësuar.

Nuk shohim shumë nga rivalët. Kemi piksynim të marrim maksimumin nga çdo ndeshje”, është shprehur Vucaj. /vipsport/