Jorgelina Cardoso si Wanda Nara. Sipas “Bernabeu Digital”, gruaja e Angel Di Maria do të kurojë interesat e bashkëshortit futbollist duke filluar nga ky moment. Sulmuesi argjentinas është drejt largimit nga Paris Saint-Germain dhe, pas prishjes së marrëdhënieve me ish-stafin e tij, ka zgjedhur t’i besojë bashkëshortes, një lëvizje që mund të ndikojë ndjeshëm të ardhmen e tij.

Ish-lojtari i Real Madrid dhe Manchester United ka luajtur 18 ndeshje në këtë sezon më Paris Saint-Germain, në të cilat ka shënuar katër gola dhe ka dhënë 6 asiste.

Image result for jorgelina cardoso angel di maria

Vlera e tij në merkaton, sipas “Transfermarkt”, është 40 milionë euro./telesport/