Karriera e tij sapo ka nisur, megjithatë shumë shpejt do të jetë pjesë e së ardhmes së futbollit shkodran. Kështu, bëhet fjalë për William Cungun, mesfushorin e talentuar të Akademisë Vllaznia.

Fillimet e futbollit i ka pasur me këtë akademi dhe me këtë ekip, teksa ka spikatur me paraqitjet e tij. Futbolli për Cungun është shumë i dashur, një pasion më vete, ndoshta kjo gjë e kultivuar edhe nga i ati i tij, Armando Cungun, një ndër trajnerët më të mirë që ka Shkodra dhe e gjithë Shqipëria.

Ditët e fundit, William po merr pjesë edhe në grumbullimin e Kombëtares U19. Shumëkush mund të gjykojë dhe mund të thotë që ky grumbullim në Kombëtare, ka ardhur nga që trajner i këtij ekipi, është i ati i tij, Armando Cungu, por me të vërtetë William e meriton grumbullimin dhe aktivizimin me Kombëtaren e moshave.

Këtë vit, Cungu ka luajtur 18 ndeshje me ekipin e Vllaznia U19, teksa ka arritur të shënojë edhe një gol. Cungu po punon shumë që të jetë një ndër lojtarët me të ardhme në futbollin shkodran dhe ndoshta shumë shpejt mund ta shohim edhe me fanellën e ekipit të parë të Vllaznisë, pse jo…
Maringlen ZHIVANI