HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREXhuliano Skuka prezantohet te Partizani dhe nis stërvitjen me ekipin

Xhuliano Skuka prezantohet te Partizani dhe nis stërvitjen me ekipin

Tashmë është zyrtare. Xhuliano Skuka kthehet në shtëpi. Sulmuesi shqiptar përfundoi përpara kohe huazimin e tij te Maribori. Pas një përvoje jo të mirë në Slloveni, Skuka kthehet sërish te Partizani, për të gjetur sërish formën e tij më të mirë.

Është vetë klubi kryeqytetas që e ka konfirmuar afrimin më të ri të skuadrës përmes faqes zyrtare në “Facebook” teksa ka postuar nje foto te tij me drejtorin teknik Arber Abilaliaj.

Skuka i është bashkuar grupit në Antalia, atje ku kampionët në fuqi të “Abissnet Superiores” po zhvillojnë fazën përgatitore. Shehi do të ketë në dispozicion lojtarin që vendosi rekordin e transferimit në kampionatin shqiptar.

Natyrisht qe me afrimin e Skukes, Partizani behet edhe me i forte dhe padyshim qe do te tentoje fort deri ne fund fitimin e titullit kampion./SHKODRA-SPORT.COM/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments