Braziliani Nejmar është lojtari më i paguar në Francë dhe për këtë nuk ka asnjë dyshim. Por sipas “L’Equipe”, ai ka një rrogë aq të lartë, sa përfiton më shumë se Edinson Kavani dhe Kilian Mbape së bashku.

Përkatësisht lojtari i dytë dhe i tretë në renditjen e më të paguarve në Francë. Braziliani Nejmar është lojtari më i paguar në Francë dhe për këtë nuk ka asnjë dyshim.

“L’Equipe” ka publikuar sot listën e lojtarëve më të paguar në bazë të rrogave bruto që përfitojnë në muaj. Sipas kësaj gazete, Nejmar përfiton 3,067 milionë euro bruto në muaj, i ndjekur nga Kavani me 1,54 milionë euro dhe Mbape me 1,5 milionë euro.

Pas tyre vijnë një rresht futbollistësh të tjerë të PSG: Tiago Silva (1,33 mln), Di Maria (1,12 mln), Markinjos (1,12 mln), Tiago Mota (875 mijë) dhe Pastore (770 mijë). Emri i parë që nuk i përket PSG në këtë listë është ai i Radamel Falkaos, i cili renditet në vendin e 9 me 750 mijë euro në muaj. /vipsport/

/visport/