Klubi i Skënderbeut është dënuar me 10 vite përjashtim nga të gjitha kompeticionet e UEFA-s. Komisioni i Disiplinës dhe Etikës në UEFA, ka marrë vendimin drastik për klubin korçar, duke i dhënë kështu një përjashtim shumë të rëndë.Panorama Sport ka mësuar ekskluzivisht se Skënderbeu është dënuar në vendimin e datës 7 shkurt 2018, nga komisionet disiplinore pranë organit më të lartë të organizatës europiane të futbollit.

Gjithashtu, bashkëngjitur me dënimin prej 10 vitesh, Skënderbeut i shtohet edhe një gjobë e majme, prej plot 1.000.000 eurosh. Në vendimin që mban datën 7 shkurt, gjithashtu thuhet se Inspektorët e Disiplinës dhe të Etikës mund të shtojnë prova apo informacione shtesë në lidhje me këtë çështje. Më poshtë, edhe vendimi i plote: